Kuçi: Nuk mund ta mbrojmë UÇK’në duke sulmuar themeluesit e saj

E publikuar: 27/10/2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi deputeti i NISMA’s, Zafir Berisha ka kërkuar një rezolutë për ta shpallur tradhtar Presidentin Hashim Thaçi, në mbrojtje të tij, indirekt, i ka dalë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. 

Sipas Kuçit, UÇK’ja nuk mund të mbrohet duke i sulmuar themeluesit e saj.

“Ne s’mund ta përmendim apo mbrojmë UÇK‘në duke i sulmuar themeluesit e saj”, tha ndër tjera Hajredin Kuci, duke i përmendur me emra themeluesit e saj.

Kuçi ka kritikuar edhe logjiken se pajtueshmëria mes Kosovës dhe Serbisë duke i dënuar të dy palët.

“Ata që mundohen me e arrit pajtueshmërinë me këto aktgjykime e kanë gabim”, tha ai nder tjera