Kuçi e Hoxhaj zëvendësojnë Thaçin në Qeveri

E publikuar: 04/03/2016 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj, do t’i zënë vendet boshe që i ka lënë Hashim Thaçi në Qeveri pas zgjedhje president i vendit.
Një burim mirë i informuar brenda PDK-së ka treguar për “Epokën e re” se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të lë ketë pozitë për t’u emëruar zëvendëskryeministër i parë, kurse Enver Hoxhaj do ta zëvendësojë Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Sipas këtij burimi, deri më tani në PDK ka pajtim vetëm për këto dy lëvizje. “Ajo që dihet sigurt është se Hajredin Kuçi do të emërohet zëvendëskryeministër i parë dhe do ta lë postin e ministrit të Drejtësisë, kurse Enver Hoxhaj do të rikthehet në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Deri më tani në PDK vetëm për këta dy është vendosur” ka thënë ky burim brenda PDK-së.
I njëjti burim nuk ka mundur të tregojë se kush do ta zëvendësojë ministrin Kuçi në ministrin e Drejtësisë pasi, sipas tij, ende është pjesë e diskutimit të udhëheqjes së PDK-së se kush do ta zëvendësojë Kuçin në atë ministri apo do t’i jepet kjo ministri LDK-së.
Ndërkohë, të enjten është bërë me dije se zëvendësshefi i stafit të kryeministrit, Isa Mustafa, Valon Murtezaj, është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme (MPJ).
/Epoka e re/