Kryeministri Mustafa priti senatorin amerikan, Ronald Johnson

E publikuar: 30/08/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për punët që janë bërë gjatë mandatit qeverisës dhe fokusin kryesor në zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që kanë dhënë SHBA-të për Kosovën në të gjitha periudhat.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës, prandaj u jemi mirënjohës përjetë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, edhe në të ardhmen.

Senatori i SHBA-ve, Ronald Johnson, gjatë takimit, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Senatori Ronald Johnson u interesua për proceset zhvillimore në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.