Kryeministri Haradinaj priti në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu

E publikuar: 19/09/2017 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Fillimisht nënkryetari Kadriu e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së re në krye të ekzekutivit të vendit, duke shprehur bindjen se qeverisja Haradinaj do të gjej zgjidhje për problemet që i rëndojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Në takim kryeministrit Haradinaj, iu prezantuan nga nënkryetari Kadriu prioritetet e Komunës së Gjilanit të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Gjatë takimit, u bisedua për fillimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, si nyje shumë e rëndësishme që do të ndihmonte në qarkullimin më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Gjilan dhe asaj Gjilan-Kllokot./Infosot/