Krasniqi: Kryeministri po dezerton para përgjegjësise që ka

18.03.2020 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krasniqi: Kryeministri po dezerton para përgjegjësise që ka

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar nga përgjegjësitë që i ka për tu marrë me pandeminë e cotonavirus duke harruar qytetarët nëpërmjet shkaktimit të krizave politike me shkarkim të ministrit.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, Kosova edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse siç tha Krasniqi kjo situatë nuk mund të kalohet me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:
Vendi është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19 që po e rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë. Dhe pikërisht sot, kur duhet më së shumti unitet, vëmendje e stabilitet shtetëror për menaxhimin e kësaj krize, Kryeministri gjen momentin për të qëruar hesapet politike, duke shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme. Me këtë veprim të tij, që mund të shkaktojë krizë mbi krizën aktuale, vendi rrezikon të humbë fokusin për menaxhimin e situatës kritike, duke e rritur rrezikun që i kanoset shëndetit publik, rendit dhe sigurisë.

I paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, Kryeministri sot vulosi mendësinë që e ka përcjellë vazhdimisht si një dezertor përballë përgjegjësisë aty ku duhet e kërkohet dhe si përfitues i paskrupullt nga rrethanat e momentit, aty ku nuk duhet dhe ku s’është e ndershme.

Me veprimin e sotëm, Albin Kurti vetëm sa e konfirmoi urgjencën për shpalljen formale të gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës. Prandaj sot, kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, vendi ynë edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse kjo situatë nuk mund të kalohet suksesshëm me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë