Krasniqi: Do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve nëse Murat Jasharit do t’i jepej mandati i plotë

E publikuar: 02/06/2020 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ata do të përkrahnin idenë e propozuar sot që në krye të Qeverisë të vjen Murat Jashari.

“Në cilësinë e juristit, ai është një personalitet që posedon aftësitë profesionale që të përfaqësojë institucionet e shtetit të Kosovës në nivelin më të lartë. Prandaj, çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit ne do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve. Mirëpo, as në cilësinë e doktorit të shkencave juridike, as në cilësinë e përfaqësuesit të familjes legjendare Jashari të Prekazit, nuk është serioze t’i propozohet Murat Jasharit një funksion tranzitor unifikues”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klan Kosova.

“Mendojmë se është moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes”.

“Në të kundërtën, propozimi i Muratit vetëm për periudhën e tranzicionit nuk është i sinqertë”.