KQZ numëron mbi 90 për qind të votave: VV prin me 47,75 për qind

E publikuar: 15/02/2021 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë numërimin e mbi 90 për qind të votave nga 1.794.862 sa janë gjithsej në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në këto zgjedhje me 47,75 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 17,33 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë LDK 13,40 për qind.