Koulibaly te Chelsea? Ja çfarë thotë presidenti i Napolit

E publikuar: 26/04/2017 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalidou Koulibaly, mbrojtësi i Napolit vazhdon të jetë në radarin e Bluve të Londrës, përcjellë IndeksOnline.

Madje thuhej se së fundi ana e Antonio Contes ka bërë një ofertë deri në 50 milionë euro.

Presidenti i italianëve, Aurielo De Laurentis ka pranuar se Chelsea ka bërë ofertë të mirë, por nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin kryesor në mbrojtje.

“Chelsea ka bërë një ofertë 55 milionëshe, por unë i kam thënë Contes se nuk do ta jap atë pa pasur një zëvendësues”, ka thënë presidenti.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një mbrojtësi duke ditur edhe largimin e kapitenit John Terry ata kanë nevojë më së shumti për një lider siç është Koulibaly.