Kosovë, Besa fiton sfidën e kreut, rihap kampionatin

E publikuar: 31/05/2015 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besa fiton përballjen direkte në garën për titullin kampion ndaj Ferronikelit, duke rihapur garën një javë nga fundi i Raiffeisen Superliga e Kosovës. Skuadra pejane u mjaftua me një gol të shënuar nga Fatih Karahoda në minutën e 57 për të ndezur shpresën e tifozëve të pranishëm në stadiumin e qytetit të Pejës. Vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 70-të, pasi Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve, por Ferronikeli nuk arriti të vendoste barazpeshën, pavarësisht presionit që ushtroi në gjysmëfushën kundërshtare. Goli spektakolar i sulmuesit vendas i jep një 3 pikësh me shumë vlera Besës që shkon në kuotën e 63 pikëve, 3 më pak se Ferronikeli kryesues. Në takimet e tjera të javës së parafundit, Hajvalia kaloi Vëllaznimin 2-0, Drenica fitoi në fushën e Prishtinës 2-0, Trepça 89 u kalua nga Istogu 3-2, ndërsa Kosova e Vushtrrisë fitoi bindshëm ndaj Dritës 3-0. Në javën e fundit, Ferronikeli pret Prishtinën ku i mjafton edhe një barazim, ndërsa Besa viziton fushën e Vëllazënimit.

Pozita Nd F B H SH P GD Pikë
1feronikeliFeronikeli 32 19 9 4 49 23 26 66
2besaBesa 32 19 6 7 48 36 12 63
3prishtinaPrishtina 32 15 10 7 41 26 15 55
4hajvaliaHajvalia 32 15 8 9 46 32 14 53
5llamkosKosova (V) 32 13 11 8 35 25 10 50
6image-546dee597ea356b7c4619392b0d24e415c6fd303ca82d682a89ea0e942a89dbd-VTrepça 89 32 12 12 8 51 34 17 48
7kfistoguIstogu 32 12 6 14 41 45 -4 42
8drenicaDrenica 32 11 8 13 35 34 1 41
9dritaDrita 32 9 9 14 28 37 -9 36
10kfvellaznimiVëllaznimi 32 8 10 14 23 35 -12 34
11trepcaTrepça 32 4 7 21 17 53 -36 19
12ferizajFerizaj 32 4 6 22 20 54 -34 18