Kosova U17 e nis me humbje, mposhtet ngushtë nga Skocia

E publikuar: 27/10/2018 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Grupit 5 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 që po mbahen në Qipro.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit janë mposhtur nga Skocia, me rezultat 2-1.

Skocezët kaluan në epërsi në minutën e 28-të, me golin e Fiorinit, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë djelmoshat tanë luajtën më mirë dhe në minutën e 71-të e barazuan rezultatin me golin e shënuar Edin Huseini.

Megjithatë, skocezët reaguan shpejt dhe pas gjashtë minutash e rikthyen epërsinë me golin e Winter.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Zvicrës më 29 tetor.

Zviceranët në ndeshjen e parë e mposhtën Qipron, 3-0.