Kosova lidh marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të oksigjenit

E publikuar: 09/12/2020 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitalet rajonale në vend së fundmi kanë raportuar për mungesë të oksigjenit i cili është shumë i nevojshëm për pacientët e infektuar me COVID-19.

Me mungesë të këtij të fundit është ballafaquar edhe Spitali i Gjilanit.
Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli ka thënë për Express se kanë bërë përpjekje që të lidhin marrëveshje me Kumanovën për furnizim me oksigjen, për shkak të mungesës së tij.

Marrëveshja për furnizim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është lidhur sot.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se është lidhur marrëveshja për mbështetje të ndërsjellë kur një nga shtetet ka nevojë për oksigjen.