Kosova fiton një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta në Olimpiadën Matematike

E publikuar: 02/08/2019 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfundoi me sukses Olimpiada e 26-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë – IMC 2019, e mbajtur në Blagoevgrad të Bullgarisë.

Ekipi i Kosovës fitoi një Çmim të Dytë (Medalje të Argjentë) dhe dy Çmime të Treta (Medalje të Bronzta).

Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Fiton Hoxha , ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë) me 45 pikë, ndërsa studentët e Departamentit të Matematikës: Albert Hoxha me 28 pikë dhe Erion Hamiti me 24 pikë, kanë fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

Mirënjohje Nderi kanë fituar studentët: Monika Bunjaku dhe Petrit Avdylaj.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e ka uruar dhe e përgëzuar Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”, thuhet në njoftim.