Kosova edhe me një Gjykatë Speciale, tash për diçka tjetër

E publikuar: 23/04/2018 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosovës pritet t’i shtohet edhe një Gjykatë Speciale, kësaj radhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit
Ky është zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se gjatë këtij mandati do ta themelojë këtë gjykatë.

Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes rishikimit të sektorit të drejtësisë.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të korrupsionit.

Ministri Tahiri thotë se aktualisht janë mbi 40 raste të shënjestruara të korrupsionit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk pret shumë nga themelimi i kësaj gjykate, ndonëse krijimin e saj e kanë rekomanduar tash e një vit.

Sipas tij, Qeveria do të duhej që këtë gjykatë ta kishte themeluar që moti.
Vetëm në kabinetin e Qeverisë “Haradinaj” janë tre ministra të akuzuar për vepra të ndryshme.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për konflikt interesi, si dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për aferën “Pronto”./Express/