Kosnetti i impresionuar me protestat paqësore kundër dhunës ndaj grave

E publikuar: 08/02/2019 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është impresionuar me protestat paqësore kundër dhunës ndaj grave.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se protestat paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente thelbësore për demokracinë, transmeton Koha.net.

“I impresionuar të shoh kaq shumë qytetarë të Kosovës të bashkuar që kërkojnë fundin e dhunës ndaj grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente thelbësore për çdo demokraci. Ashtu është edhe barazia gjinore”, ka shkruar Kosnett.