Kosnett uron kosovarët për fillimin e muajit të Ramazanit

E publikuar: 06/05/2019 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bësimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Presim që të festojmë së bashku me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”.

Ai ka shpërndarë edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka uruar myslimanët për fillimin e këtij muaji të shenjtë për ta.