Kontrollonte për kanabis në malet e Sopotit, aksidentohet punonjësi i policisë

E publikuar: 04/07/2017 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë aksionit të Policisë për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, një punonjës policie është aksidentuar në zonën e Sopotit ditën e sotme.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot,  punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.