Kontributi i vëllezërve Shoshi në edukimin e shqiptarëve në Zvicër

E publikuar: 16/09/2018 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sukseset e shumta që po arrijnë shqiptarët në Evropë tashmë nuk vijnë vetëm nga futbolli e muzika. Listës së të suksesshmëve u janë shtuar edhe afaristë të shumtë që jetojnë në shtetet perëndimore.

Ndër ta janë edhe vëllezërit Shoshi, të cilët për rreth dy dekada punojnë në një shkollë zvicerane me famë botërore, e cila vepron në 80 shtete të botës.

Bëhet fjalë për shkollën Benedict Education Group në Zvicër, e cila numëron afër 40 mijë studentë nga e tërë bota, 25 për qind prej tyre janë shqiptarë.

Për shtimin e tyre me vite kishin kontribuar vëllezërit Shoshi.

Arseni tashmë është emëruar drejtor për investime dhe blerje në këtë institucion arsimor.

Tashmë edhe zyrtarisht emri i tij figuron në certifikatën e kompanisë Benedict Education Group.

«Kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim dhe korrektësi, por pa e harruar nga jemi, Kosovën», thotë shqiptari me rrënjë nga Gjakova, Arsen Shoshi.

Se vëllezërit Shoshi nuk e harrojnë origjinë e tyre tregojnë edhe aktivitetet e shumta që lidhen me shqiptarët që organizohen në Benedict Schule në Cyrih.

Mund të përmendet vizita e e ish-shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë luftës William Walker, dhe mirënjohja që iu nda nga kjo ky institucion arsimor dhe shumë aktivitete tjera të rëndësishme që lidhen me diasporën shqiptare.