Kontrabanduan drunj nga Serbia, ndalohen dy persona në Podujevë

E publikuar: 18/07/2020 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Podujevë, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri nga të dyshuarit kishte të ngarkuar rreth 6 m3 dru, ndërsa i dyshuari tjetër kishte të ngarkuar rreth 8 m3 dru, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia.

Të dy kamionët së bashku me dru janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor, njofton raporti 24 orësh i policisë.

·          Fsh. Metergovc, Podujevë 16.07.2020 – 19:10. Njësia policore ka arritur të ndalojë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili ma kamionin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në kamion kishte të ngarkuar rreth 6 m3 dru, që dyshohen të janë të kontrabanduar nga Serbia. Kamion së bashku me dru është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Metergovc, Podujevë 16.07.2020 – 19:10. Njësia policore ka arritur të ndalojë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili ma kamionin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në kamion kishte të ngarkuar rreth 8 m3 dru, që dyshohen të janë të kontrabanduar nga Serbia. Kamion së bashku me dru është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt