Konjufca në Shkup: Nuk ka konsenzus të brendshëm dhe as BE-SHBA rreth dialogut

E publikuar: 10/03/2020 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në Shkup se nuk ka konsensus të brendshëm rreth dialogut me Serbinë, njëjtë si nuk ka konsensus BE-SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur historiani dhe njohësi i rrjedhave në Ballkan, Tim Judah, përmes një postimi në Twitter.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës në Shkup: Rreth dialogut nuk ka konsenzus të brendshëm, njëjtë sikur që nuk ka konsenzus BE-SHBA, por mësymja e Thaçit dhe qëndrimi se dialogu i BE-së ka marrë fund është ‘i rrezikshëm’”, ka shkruar Judah.
Ndryshe, Konjufca po merr pjesë në Forumin në Shkup të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis“ bashkë me Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR) Sofje, pjesë e procesit të Berlinit.