Konflikti pë pronën, vëllai qëllon me armë vëllain

E publikuar: 17/12/2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemet e pronësisë kanë shkaktuar një të plagosur në Vaun e Dejës në fshatin Kosmaç, ku autor është vëllai i të lënduarit. A.Z 64 vjeç u plagos me armë zjarri nga vëllai i tij, 52-vjeçari Din Z., me banim në Vaun e Dejës.

64-vjeçari ka shkuar i plagosur në spitalin rajonal rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm, ku më pas urgjenca ka njoftuar policinë.

Brenda një ore, nga hetimet e kryera policia zbuloi se autor ishte i vëllai, i cili u vu në pranga brenda një ore nga raportimi i ngjarjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën.

I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa vëllai i tij ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale