Komuniteti Mysliman: 31 gusht 2017 është dita e Arafatit

E publikuar: 31/08/2017 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuniteti Mysliman njofton Dita e Arafatit është dita e nëntë e muajit Dhulhixhe sipas kalendarit hënor.

Lidhur me vlerën e kësaj dite, Profeti (a.s.) ka thënë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit. Ajo i bën konkurencë, ditës së Xhuma. Dita e Arafatit, përveç ditës së Xhumasë, është më e mirë sesa shtatëdhjetë haxhe të kryera.

Lutjet më të mira janë lutjet e bëra në ditën e Arafatit” (Muvatta, Haxh, 246).

Në një hadith tjetër Profeti (a.s.) thotë: “Nuk ka ditë tjetër veç ditës së Arafatit kur Allahu të ketë çliruar më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit” (Muslim, Haxh, 436).

Duke pasur për qëllim agjërimin e mbajtur në këtë ditë, profeti Muhamed (s.a.s.) thotë: “Shpresoj prej Allahut që të m’i falë gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm” (Muslim, Sijam,196). Ebu Katade transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi i ditës së arafatit i fal gabimet e dy viteve, një viti përpara dhe një viti më pas” (Muslim; Ebu Daud; Nesai).