Komuna e Junikut përsëri merr çmim për performancë komunale

E publikuar: 15/05/2019 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Junikut Junikut për herë të tretë ka marrë çmimin e parë  për performancë komunale në nivel Kosove. Kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi ka treguar se këtë çmimin e kanë fituar në një garë të fortë mes shumë komunave të Kosovës.

“Mes një gare të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14% komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS”

Postimi i plotë në Facebook:

HAT-TRICK

Komuna e Junikut për të III-tën herë merr çmimin e I-rë për performancë komunale në nivel Kosove.

Mes një gare të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14% komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS.

Qeverisja Demokratike, Menaxhimi Komunal, Transparenca, Integriteti si dhe Klima e mirë Zhvillimore bëri që dhe njëherë Komuna e Junikut të vlerësohet si komuna më efektive në Republikën e Kosovës. Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari nē qeverisje lokale në Republikën e Kosovës. Komuna model dhe shembull i mirë i qeverisjes lokale u arrit falë punës dhe qasjes konstruktive të kryetarit të Komunës, angazhimit të drejtorëve dhe zyrtarëve komunal dhe frymës së mirë bashkëpunuese me qytetarë.

Mirënjohje dhe falenderim për bashkqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorēt dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, në veçanti ata të MAPL-së dhe Unionit Europian !