Komisioni për Integrim Evropian mbajti sot mbledhjen e radhës

E publikuar: 28/07/2020 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Integrim Evropian, sot, në një mbledhje elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur që pas diskutimeve, komisioni njëzëri përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.