Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

E publikuar: 07/08/2018 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet rregullatore Evropian kanë hapur një studim i cili kërkon të implementimin e një karikuesi të përbashkët telefonësh tha shefja e konkurrencës Margaret Vestager.

Komisioni Evropian prrej vitesh ka kërkuar implementimin e një karikues “universal” ndërsa çdo vit krijohen 51,000 ton mbetje elektronike.

Gjithashtu përdoruesit e iPhone dhe Android janë ankuar vazhdimisht për faktin se përdorin dy karikues të ndryshëm.

Në përgjigje të presionit Evropian, 14 kompani ku përfshihen Apple, Samsung, Huawei dhe Nokia nënshkruan një memorandum në 2009 për të harmonizuar kërkesën e KE-së.

Ekzekutivët Evropian u shprehën të pakënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim.

Kështu ata do të nisin një studim të tregut për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet ligjërisht. /PCWorld Albanian