Komisioni Evropian heton marrëveshjen Apple-Shazam

E publikuar: 23/04/2018 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet Evropiane nisën një hetim ditën e Hëne ndaj blerjes së Shazam nga Apple duke ngritur shqetësimet se finalizimi i saj mund ti krijojë avantazh prodhuesit të iPhone kundrejt konkurrentëve.

Në Dhjetor Apple bëri të ditur se do të blinte Shazam për të konkurruar më nga afër me liderin e industrisë Spotify.

Duke përdorur Shazam, përdoruesit mund të identifikojnë këngët duke drejtuar telefonin e tyre tek burimi i muzikës.

Komisioni Evropian shprehu shqetësim për aksesin e Apple në të dhënat e Shazam.

“Aksesi i Apple në të dhënat e Shazam i siguron kompanisë informacion rreth konsumatorëve të konkurrentëve dhe mund ti inkurajojë ato të kalojnë në Apple Music,” shprehej Komisioni Evropian.

Vendimi final i Komisionit do të bëhet publik më 4 Shtator. /PCWorld Albanian