Komisioni Evropian hap hetim ndaj marrëveshjes Apple-Shazam

E publikuar: 07/02/2018 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerja e Shazam nga Apple është duke u rishikuar nga Komisioni Evropian pas kërkesës së shtatë shteteve të cilat i frikësohen efektit negativ në konkurrencë që mund të ketë kjo lëvizje.

Bashkimi Evropian tha të Martën se kishte filluar një hetim në marrëveshjen 400 milion dollarësh me kërkesë së Austrisë, Francës, Islandës, Italisë, Norvegjisë, Spanjës dhe Suedisë.

Si rezultat Apple do të detyrohet të njoftojë autoritetet Evropiane për marrëveshjen dhe të presë hetimin nëse do të ketë implikime.

Komisioni i duhen deri në 35 ditë punës për hetimet fillestare dhe deri në 105 ditë për hetime të detajuara nëse zbuluohen shkelje. Vetëm atëherë Apple do të ketë mundësinë e finalizimin të marrëveshjes.

Kjo blerje do të ishte më e madhja për kompaninë që nga blerja e Beats për 3 miliardë dollarë në 2014-ën.

Shazam është lider në teknologjinë e njohjes së muzikës. I themeluar në 1999, shëbimi është ofron 1 milion referime për Apple Music dhe Spotify. /PCWorld Albanian