Kololli ka guximin të gjuajë penalltinë në stilin ‘Panenka’ edhe në ndeshjen e dytë ndaj Napolit

E publikuar: 20/02/2019 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ënjta është e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Evropës, dhe nesër është për takimet e dyta të 1/16 të finales.

Napoli në shtëpi pret Zurichin, por me një epërsi 3-1 nga ndeshja e parë.

Golin e vetëm për skuadrën zvicerane e shënoi ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli. Anësori ishte së bashku me trajnerin e skuadrës në konferencën për shtyp, ku nuk përjashtoi mundësinë të gjuajë prapë penalltinë në stilin ‘Panenka’ nëse i vjen rasti.

Kololli në konferencën për media (Foto: Napolimagazine.com)

“Kololli, cili është lojtari që i frikësoheni apo e pëlqen më së shumti? Insigne dhe Callejon”.

“Panenka juaj i ka zemëruar paksa tifozët, a do e përsërisni? Është vështirë në rast të një penalltie, por ka mundësi”.

“Ne nuk mendojmë për atë se çfarë e ka ndërmend të bëjë Napoli në fushë, si në ndeshjen e parë, por vetëm për gabimet që i kemi bërë dhe do tentojmë të përmirësohemi”, ka thënë Kololli.

Vlen të theksohet se për shkak të kartonit në këtë ndeshje do të mungojë për mysafirët Hekuran Kryeziu. /Telegrafi/