Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

06.12.2020 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku është shprehur për heqjen e kompetencave të misionit evropian në vendin tonë, duke përkujtuar revoltën e marsit që sipas tij çoi në largimin e UNMIK-ut nga Kosova.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se ‘për shkak se shkelej dinjiteti nga ana e të huajve, revolta popullore e marsit 2004 e ka nxjerrë UNMIK-un nga Kosova’.

“Qysh në vitin 2011 iu kemi kërkuar si Organizata të Luftës së UÇK-së që t’ia hiqni kompetencat EULEX-it, dhe këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin. A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?”, shkruan Klinaku.

EULEX-it i ka përfunduar mandati më 14 qershor. Në vitin 2018, misioni ekzekutiv i tij u ndryshua, për të kaluar në mision këshillëdhënës, pasi nga autoritetet në Kosovë u vlerësua se ky mision ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se aferat e shumta për korrupsion brenda këtij misioni dhe rezultatet e pakta në luftën kundër krimit të organizuar e dëmtuan në masë të madhe kredibilitetin e tij.

E në korrik të këtij viti, ish-presidenti Hashim Thaçi është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të EULEX-it me një letërkëmbim me shefin e diplomacisë evropiane.

“Jam shumë i kënaqur që kam kompletuar letërkëmbimin me Josep Borrell për zgjatjen e mandatit aktual të EULEX-it deri më 14 qershor 2021. Kjo periudhë do t’ua mundësojë institucioneve të Kosovës të përfitojnë më tej nga asistenca e BE-së në sundimin e ligjit dhe të na ndihmojë të bëjmë progres drejt BE-së”, pati shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vjet dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat te vendorët.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Deputeti i VV-së: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vrasja në Prishtinë, policia shpall në kërkim shtetasin turk – foto

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, pritet edhe në lokacione të tjera

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Moti për javën e ardhshme – pritet borë në vise malore

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19

​Shkencëtarja britanike: Presim pak pasoja negative dhe efekte anësore të vaksinës antiCOVID-19

​Shenjat e para të infeksionit te fëmijët shfaqen në një renditje tjetër sesa në grip

​Shenjat e para të infeksionit te fëmijët shfaqen në një renditje tjetër sesa në grip

Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

Dua Lipa shpallet “Artistja më e mirë ndërkombëtare” në NRJ Music Awards 2020

Dua Lipa shpallet “Artistja më e mirë ndërkombëtare” në NRJ Music Awards 2020

19 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

19 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

Asnjë seancë gjyqësore për fëmijët e mbytur në Kolovicë, babai i tyre thotë se do ta vendos vet “drejtësinë”

Asnjë seancë gjyqësore për fëmijët e mbytur në Kolovicë, babai i tyre thotë se do ta vendos vet “drejtësinë”