Kim Dotcom humbet apelimin e ekstradimit në SHBA

E publikuar: 06/07/2018 04:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipërmarrësi i njohur i internetit Kim Dotcom ka humbur apelimin e një vendimi gjykate që lejon ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara nën akuzat e mashtrimit.

Dotcom është një prej themeluesve të Megaupload, sajtit që shërbente për shpërndarjen e skedarëve dhe ruajtjen e tyre online.

SHBA-të kërkojnë ekstradimin e tij ku do të përballet me akuzat e mashtrimit dhe shkeljes së të drejtave të autorit.

Dotcom dhe bashkëthemeluesit e tjerë kanë mohuar akuzat.

Akuzat rëndojnë edhe mbi Mattias Ortmann, Bram ban der Kolk dhe Finn Batato.

Tashmë ngelet në duar të Ministrit të Drejtësisë në Zelandën e Re nëse do të aprovojë ekstradimin e tyre.

Dotcom i lindur në Gjermani në 1974, ndryshoi emrin e në 2005-ën nga i cili ishte lindur si Kim Schmitz.

Gjatë kësaj kohe mendohet të ketë themeluar kompaninë e hostimit online Megaupload. Sipas autoriteteve Amerikane autorët e përmbajtjeve të shpërndara në Megaupload kanë humbur 500 milion dollarë. /CIO Albanian