Khabib dhe Conor mbërrijnë T-Mobile Arena, dyshja të qetë para duelit historik

E publikuar: 07/10/2018 05:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

T-Mobile Arena në Las Vegas është vendi ku do të përballen Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC.

Dyshja tashmë kanë arritur në T-Mobile Arena në qetësi dhe të fokusuar të përballja.

Ishte rusi që erdhi i pari i veshur në mënyrë sportive, ndërsa irlandezi minuta më vonë i veshur në mënyrë elegante.

McGregor për dallim nga herët tjera nuk ka bërë ndonjë skenë, thjesht ka ecur drejt zhveshtores së tij.

Ndeshja mes tyre pritet të fillojë rreth orës 06:00, pak më vonë sa që ishte parashikuar fillimisht.

Favorit është kampioni aktual Nurgagomedov, por McGregor ka thënë disa herë se është në formë dhe mund ta fitojë këtë meç.

Lufta mes do të ketë pesë runde nga pesë minuta, ndërsa mes rundeve ka pushim vetëm një minutë. /Telegrafi/