KFOS: Kemi marrë 1000 mesazhe për parregullësi

E publikuar: 11/06/2017 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visare Aliu nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka thënë se deri para gjysmës së ditës së votimit kanë marrë rreth 1000 porosi për parregullësi brenda procesit zgjedhor.

“Është hera e tretë që organizojmë fushatë ‘Voto dhe vëzhgo’. Kemi nisur me këtë fushatë për t’i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të cojnë sms falas, për cdo parregullsi që mund të vërejnë. Deri tani kemi marrë rreth 1000 porosi për parregullësi të ndryshme, brenda procesit zgjedhor”.

*Nëse hasni edhe ju në parregullësi gjatë procesit zgjedhor, shkruani në 500 88.