KFOR: Nuk ka bllokim të digës së Ujmanit, situata është e qetë dhe nën kontroll

E publikuar: 05/08/2018 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KFOR’i thotë se po kryen detyrat normalisht në veri, sado që ditëve të fundit është raportuar për një prezencë më të shtuar të trupave paqruajtese në këtë pjesë të Kosovës.
Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk ka bllokim të digës së Ujmanit dhe se situata është e qetë dhe nën kontroll.

“KFOR’i nuk ka marrë kontrollin mbi digën e liqenit të Ujmanit. KFOR është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media, sipas së cilës KFOR’i në Kosovë po kryen detyrën normale nën mandatin e Rezolutës 1244.

Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar lidhur me praninë e KFOR’it afër liqenit të Ujmanit.

“Kishte gjithsej nëntë automjete luftarake të forcave amerikane dhe disa dhjetëra ushtarë në terren. Dhe nga komanda e KFOR-it në Prishtinë dje u njoftua se ishte një aktivitet i paracaktuar dhe se nuk kishte të bënte me vendosjen nën kontrollin e liqenit Gazivodës”, shkruajnë mediet serbe.