Këtë orë nuk e blini dot me para por vetëm Bitcoin për një arsye të thjeshtë

E publikuar: 07/11/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hublot prezantoi një ore të re luksoze nën linjën Big Bang dhe nuk është si të gjitha orët e tjera që keni parë.


Kjo për një arsye të vetme sepse nuk mund ta blini me para, por vetëm online me Bitcoin.

Ora quhet Meca-10 P2P dhe është dizajnuar për 10 vjetorin e monedhës kriptografike.


Madje Hublot do të vendosë numrin unik të transaksionit me të cilin keni blerë orën përpara se ta dërgojë.

Sipas Bloomberg, Meca-10 P2P do të kushtojë 25,000 dollarë bazuar në vlerën aktuale të Bitcoin.

Hublot do të prodhojë fillimisht vetëm 210 cope bazuar në porositë e marra.

Përpunimi i transaksioneve do të bëhet nga firma nga Hong Kongut OSL e cila do të kontrollojë edhe verifikimin e pasurive në Bitcoin për tu siguruar se nuk po pastrohen para. /PCWorld Albanian