Këta janë 7 shtetasit e Kosovës që u evakuuan nga Jemeni

E publikuar: 04/04/2015 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Shala, Lindita Shala, Bledar Shala, Blinera Shala, Elma Shala, Basri Dautaj, Mona Ibrahim Mohammed Ahmed, bashkëshortja e Basri Dautaj.

Këta janë shtatë shtetasit e Kosovës që MPJ e Kosovës i ka evakuuar nga Jemeni, kthimi i të cilëve do të ndodh sonte në Aeroportin e Prishtinës, në mbrëmje.

Pas shpërthimit të luftës dhe rrezikshmërisë së lartë për jetë në Jemen, këta shtatë qytetarë kishin kontaktuar për ndihmë Ambasadën e Kosovës në Riad, por operacionet për evakuimin e tyre ishin rrezikuar shumë herë, transmeton KP.

Pas disa operacioneve që ishin detyruar të anulohen për shkak të rrezikshmërisë së lartë, autoritetet kosovare ishin ndihmuar nga shteti i Xhibutit dhe këta shtatë qytetarë ishin evakuuar me shtetasit e tyre nga Jemeni.