Këta janë 6 drejtorët e PDK-së në Prizren, që Kadri Veseli i shkarkon… edhe Nijazi Kryeziu!

E publikuar: 15/08/2016 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtorët të cilët do të shkarkohen janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të bëjë ‘spastrim’ e kuadrove të saj në komunat e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli tashmë ndodhet në Prizren ku edhe do t’u kumtojë lajmin e hidhur disa prej drejtorëve të partisë së tij.

Telegrafi ka mësuar emrat e drejtorëve të cilët që nga sot nuk do të jenë më pjesë e pozitave të tyre udhëheqëse në Prizren.

Drejtorët të cilët do të shkarkohen janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,

Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.

Të njëjtat burime kanë thënë se këtë vendim Veseli e ka marrë si rezultat i mos efikasitetit në punë nga ana e drejtorëve si dhe akuzave të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare.