Këshilltari i Edi Ramës: “Shok” nuk meritonte ‘Oscar’, interpretim i dobët

E publikuar: 29/02/2016 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshe nga Kryeministri Rama që i uronte aktorëve të filmit “Shok” të fitonin Oscarin, Këshilltari i tij për Diplomacinë Kulturore e cilëson një interpretim të dobët.

Fate Velaj uron Di Caprion por thotë se e dinte që “Shok” nuk do të fitonte çmimin.

Ja çfarë shkruan Velaj:

“…më në fund, më i miri. Leo Di Caprio. Më gëzoi shumë dhe Mark Rylance -një super artist që më ka mrekulluar në disa filma”

“shok”? Kush ishte pranë meje kur e pashë filmin e mban mend që thashë se nuk fiton OSCAR. Interpretim i dobët. Përsëri quhet sukses i madh që u dominua”, shkruan Velaj në Facebook.

/Express/