Këshilli Prokurorial ua vështirëson punën gazetarëve

E publikuar: 12/05/2019 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një dokument i ri i Këshillit Prokurorial ia ka vështirësuar punën gazetarëve, raporton T7.

Bëhet fjalë për Rregulloren për Shërbimin e Komunikimit Publik në Sistemin Prokurorial.

E bazuar në këtë rregullore, asnjë informacion nuk mund t’ju jepet gazetarëve, pa e njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit.

E kjo rregullore e ka shqetësuar gazetaren e Kohës Ditore, Saranda Ramaj.

Problematike sipas saj është edhe largimi i prokuroreve përgjegjës për media.

Si të dëmshme miratimin e kësaj rregulloreje për gazetarët po e sheh edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, pasi sipas tyre kjo përben shkelje të ligjit.

E në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës po thonë se nuk janë konsultuar fare nga Këshilli Prokurorial dhe se rregullorja është miratuar pa komentet e AGK-së.

Ndërkohë, në Këshillin Prokurorial i mohojnë pretendimet e gazetarëve.

Sipas KPK-së prokurorët përgjegjës për media ishin caktuar në kohën kur në prokuroritë e vendit nuk ka pasur zyrtarë për komunikim publik të cilët janë caktuar nga Këshilli Prokurorial për ta mbuluar boshllëkun nëpër prokurori, sepse nuk kishte zyrtarë të komunikimit publik që komunikonin me gazetaret.

E për të diskutuar për këtë rregullore me 20 maj do te takohen përfaqësuesit e AGK dhe KPK ne mënyrë qe të bisedohet për rregulloren ne fjalë.