Kërkohet përgjegjësi nga Ministrja Hoxha për Raportin e Progresit

E publikuar: 19/04/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e vlerësoi pozitiv Raportin e BE-së për Progresin e Kosovës, por me të nuk u pajtuan deputetë në Komisionin për Integrime Evropiane.

Hoxha e thirrur për të raportuar në këtë komision renditi disa pika që sipas saj janë konsideruar positive në këtë raport.

“Si vlerësim pozitiv është që zgjedhjet lokale dhe nacionale janë mbajtur në mënyrë të regullt, një e arritur tjetër është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit. Proges është shënuar edhe në luftën kundër terrorizmit , marrjen e masave ndaj radikalizimit. Në raport gjithashtu është vlerësuar angazhimi i Kosovës në dialog”, tha Hoxha.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj kërkoi nga Hoxha që të të sigurojë për

“Si çdo raport tjetër edhe ky raport tregon mangësitë dhe dobësitë institucionale. Atë që ju po e quani progres, duhet të jemi të sinqertë që gjithcka që flitet për progres i takon fillimit të vitit 2017, përvec demarkacionit, e ky progres ka kontribut edhe të opozitës. Ju duhet të deklaroheni dhe të mërrni për bazë se si do të ia mundësoni Kosovës që së paku këtë vit të arrihet liberalizimi i vizave.”, tha Zemaj

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se Hoxha ka përgjegjësi të dyfishtë sa i përket plotësimit të kritereve të kërkuara nga BE.

“Ministre ty të rrokë barra dyfish në këtë raport. Për kohën sa keni qenë ministre e drejtësisë dhe tash si ministre e drejtësisë. Ju në cdo deklaratë, raportim, apo edhe në media keni thënë që kemi ecur mirë me MSA, ndërsa raporti na qet keq. Nuk qenkemi duke ecur mirë. Pra, ju rrjedhimisht keni gënjer qytetarër se kinse i kemi plotësu kriteret, kemi plotësu kriterër e luftimit të korrupsionit. Këtu në raport po del që jo”, tha Pacolli./kallxo.com/