Kërkohet një muaj paraburgim për të arrestuarit rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

E publikuar: 23/11/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori Special Sylë Hoxha tha të premten se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua caktojë masën 30 ditëshe të paraburgimit tre të arrestuarve të sotëm në Mitrovicën e Veriut rreth vrasjes së ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Hoxha tha për KALLXO.com se ndaj katër të arrestuarve të sotëm fillimisht është caktuar masa e ndalimit 48 orësh policor, derisa të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Në ndërkohë i jemi drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të arrestuarve me përjashtim të njërit prej tyre i cili është ndaluar për pengim të personit zyrtar”, tha Sylë Hoxha.