Kërkohet kthimi i Sheshelit në Hagë, ai refuzon të shkojë vullnetarisht

E publikuar: 05/03/2016 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Radikale e Serbisë ka treguar se kanë filluar procedurat për ekstradimin e Vojsllav Sheshelit në Hagë.

Shesheli ka marrë një ftesë si i pandehur, në të cilën shkruan se ai duhet të jetë më 10 mars, ora 9:00, në Gjykatën e Lartë në Beograd, transmeton Koha.net.

Deklarata e Partisë Radikale Serbe thotë se ai do t’i përgjigjet thirrjes, nuk do të ikë e as fshihet, por nuk do të shkojë në mënyrë vullnetare në Hagë. Më tej partia thotë se çdo vendim gjyqësor apo vendim i ekzekutivit për dorëzim, që sipas tyre, do të sjellë Nikola Selakoviq, ministër, dhe Aleksandër Vuçiq, kryeministër, është antikushtetuese.