Kërkohen masa ndaj Thaçit për rastin e gylenistëve

E publikuar: 07/02/2019 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas gjetjes së 31 shkeljeve në rastin e ekstradimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e këtij rasti kanë kërkuar të merren masa ndaj presidentit Hashim Thaçi. Ata theksojnë faktin se presidenti nuk kishte pranuar të raportojë para Komisionit megjithëse i ishin bërë tri ftesa, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Edhe njohësit e çështjeve të të drejtave të njeriut thonë se shteti i Kosovës gjatë dëbimit të shtetasve turq ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa përgjegjës për këto shkelje vlerësohet presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Anëtari i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë turqve, Sami Kurteshi, ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të marrë masa ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të kërkojë nga ai përgjegjësi në lidhje me këtë rast.