Kërkesë për paraburgim për veprën penale grabitje në tentativë

E publikuar: 07/06/2019 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit D.N., nga Fushë Kosova, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale” grabitje në tentativë”, nga neni 317 paragraf 3 nen paragraf 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

I pandehuri më 11.05.2019, me armë zjarri dhe maskë të kamufluar, duke përdorur forcën dhe kanosjen, kishte hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit J.I., në Komunën e Rahovecit, dhe përderisa ishin prezent të gjithë familjarët, duke përfshi edhe gra e fëmijë të vegjël, i njëjti ka kërkuar para dhe me mjet të fortë e ka goditur të dëmtuarin J.I., duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Infosot/