Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

E publikuar: 21/06/2018 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka kërcyer nga banesa.
Veriu.info mëson se personi nuk ka vdekur në vendin e ngjarjes, mirëpo gjendja e tij është kritike.

Një zyrtare e Spitalit të Mitrovicës, e cila është lajmëruar në numrin telefonik të spitalit, i ka thënë portalit Veriu.info se personi në fjalë gjendjen në sallën e reanimit.

Një qytetar ka dërguar foto ku shihet se vendi i ngjarjes është pranë palestrës së sporteve.