Kemi ardhur në këtë ditë, Thaçi shpreson ta takojë Presidentin amerikan dhe ta pyes për ndarjen e vendit

E publikuar: 21/09/2018 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hashim Thaçi (Foto EPA)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi shpreson se do të takojë në Uashington presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar ndarjen e vendit.
Komentet i bëri gjatë një interviste në televizionin publik të Kosovës.

Thaçi i cili do të udhëtoj për SHBA thotë se nëse do të ketë rastin të takojë të parin e Shtëpisë së Bardhë’ do t’i flasë për korrigjimin e kufirit.

“Shpresoj që po. Por nëse do të takohem një nga çështjet do të jetë dialogu me Serbinë, negociatat dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje dhe mbështetja edhe e presidentit personalisht për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën dhe arritjes së marrëveshjes paqësore duke nënkuptuar edhe njohjen reciproke pra edhe korrigjimin e kufirit’, tha Thaçi në emisionin ‘Debat’ në RTK.