Kelmendi për rritjen e rrogave të deputetëve: Turp, turp

E publikuar: 28/03/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kritikuar ashpër vendimin për rritjen e pagave dhe meditjeve për deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Turp, Turp, Turp, skandal, skandal…!Rriten pagat dhe meditjet për deputetët.Vendimi për rritjen e pagave dhe meditjeve për deputetët që sapo morri komisioni parlamentar për buxhet dhe financa është vendim i turpshëm dhe skandaloz dhe kundër mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të Kosovës”

“E kam kundërshtuar mandatin e kaluar, do ta kundërshtoj edhe këtë mandat këtë vendim të turpshëm dhe skandaloz”, ka shkruar ai në Facebook.