Kelmendi: Pa PDK-në nuk ka Kosovë, ne akoma nuk ja kemi nis

E publikuar: 28/10/2019 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ka deklaruar se subjekti me të cilin garonte për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, nuk është humbësja e këtyre zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se kjo parti krijoi standard të paparë deri tani në Ballkan, duke përmendur këtu pranimin e rezultatit dy orë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Publicisti i njohur Migjen Kelmendi shkroi gjithashtu edhe për atë se si nuk arriti të bëhet deputet.

Postimi i plotë:

Edhe ne keto zgjedhje e pame Demokracine se si veproi. Ne tane fuqine e saj.

Praptoi pushtetet, caktoi protagonistat dhe krijoi mundesi per standarde te reja.

Partia Demokratike nuk asht e humbuna e ketyne zgjedhjeve. Asht e shpetuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mije votat e veta dhe me e rrite numrin e tyne aprx. per 10 mije.

PDK caktoi nji standard te ri ne demokracine ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy oresh dhe doli ne opozite. Diçka e papame dhe e paperjetueme ne Ballkan.

PDK ka shume nevoje per kete frymemarrje, per me vazhdue thellimin e reformes, per hapjen e matejme ndaj kuadrove te reja, dhe per detajimin e programit te saj per zhvillimin e Kosoves.

Personalisht, humba mundesine qe permes Kuvendit te Kosoves me i sherbye publikut. U jam mirenjohes gjithe atyne qe permes votes me mbeshteten dhe besojne, ashtu si une, te nji PDK dhe Kosove qe mundet me reformue veten dhe qeverisjen e ketij vendi. Ky qellim i perbashket ka me vazhdue me mbete motivi im ne angazhimin e ardhshem politik.

Por…mu nuk me ka ba partia, e as kishin me m’ba edhe 30 mije vota tjera…as ma te mire, e as ma te ri (fatkeqesisht:)

I bindun se ka shume hapsina e mundesi tjera me i sherbye publikut, se PDK mbetet forca politike pa te cilen s’un imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozites, po ju them:….na hala s’ja kena nis!