Kelmendi godet Kurtin: E dëmshme, jo kushtetuese dhe akti i ulët nga Kryeministri tentimi për ta shkarkuar Presidentit Thaçi

E publikuar: 27/02/2020 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish/deupteti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kritikuar sjelljen e Kryeministrit Albin Kurti, pas publikimit të letrës sekrete që e kishte nënshkruat në vitin 2013 Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, tani President, me ish/sekrerarin e NATO’s, raporton Infosot.

Kelmendi ka shkruar në rrjetin social Facebook, se kryeministri i tanishëm ka inat përsonal me Presidentin Thaç shkaku që atij i ishte refuzuar takimi me Sekretarin Amerikan Majk Pompeo.

Nisma për formimin e komisionit parlamentar për ta shkarkuar Presidentin, Kelmendi ka shkruar se do të ishte akti i dëmshëm për të ardhmen e vendit.

Shkrimi i Ramiz Kelmendit:

Tentimi për të nxitur Kryeparlamentaren që të ftojë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe tentimi për të njollosur Presidentin, akt i ultë i Kryeministrit

Çdo tentim për të krijuar ambient të tërthortë, për të nxitur deputetët e Kuvendit që të krijojnë komisione për të nisur iniciativen për shkarkimin e Presidentit Thaçi, do ishte një akt i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës, e në anën tjetër, edhe më i ultë është kur ndodhë, duke përdorur Kryeparlamentaren që të sanksionoi ish-Kryeministrin Mustafa dhe të krijojë konflikte mes LDK-së dhe PDK-së.

Kjo është një rënje e ultë dhe tentim për të dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nga kjo, jemi dëshmitarë se Amerikanët nuk e pranuan takimin me Kryeministrin Kurti nga Sekretari Pompeo, por sekretari u takua me zv/kryeministrin nga radhët e LDK-së. Andaj, tentimi për të sanksionuar Presidentin nuk është asgjë tjetër pos qëllim për të hequrë nga skena të vetmin lider kosovarë i cili ka marrëdhënie shumë të avansuara me mikun e madh SHBA-të dhe me EU-në, e ku jemi edhe dëshmitarë të takimit të përzemërt me sekretarin Pompeo dhe pritjen me Gardë nga z.Sekretar i Mbrojtjes. Pra gjithnjë duhet të kemi të qartë se institucionet janë të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe duhet respektuar funksionet. Ndryshe, është e dëmshme dhe jo kushtetuese tentimi për të njollosur vizitën e Presidentit Thaçi në SHBA. Shumë vështirë është të krijosh miq, e më vështirë është ti mbashë ata. Le të punojmë për të shtuar dhe avansuar edhe më shumë raportet me miqtë ndërkombëtarë e në veçanti me SHBA-të.

Me respekt; Ramiz Kelmendi