KE thirrje zyrtarëve të mos dalin jashtë

E publikuar: 22/03/2016 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Europian u kërkon të gjithë funksionarëve të mos dalin nga institucionet europiane si dhe të qëndrojnë në shtëpi ose në zyrat e tyre ku ndodhen momentalisht.

Lajmi është bërë i ditur nga zv presidenti i KE-së Kristalina Georgieva me një twitter. Autoritete thonë se janë mbyllur të gjithë metrotë, avionët kanë devijuar lëvizjen e tyre gjithashtu janë mbyllur të gjithë muzetë.

Ndërkohë, siç transmeton oranews, edhe Franca ka ngritur nivelin e sigurisë në aeporte, shkruan “Le Figaro”.