Katër raste të reja me Covid-19 në veri të vendit

E publikuar: 05/04/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus, në pjesën veriore të Kosovës, raporton Kossev, transmeton Klan Kosova.

Për këtë njoftoi epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, përmes një konference për media, i cili tha se numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 tani është 27.

Sipas tij, në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja në veri të Mitrovicës dhe një nga Zveçan.

“Klinika infektive në veri të Mitrovicës strehon tetë pacientë, tre janë transportuar në Nish, një është transportuar në Institutin e Pulmonologjisë në Beograd, dhe 13 pacientë me simptoma klinike më të lehta janë në Sallën e Studentëve në veri të Mitrovicës” tha Antonijeviq.

Pacientët e dërguar në Nish dhe në Beograd janë në gjendje të qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk është në respirator, shtoi ai.