Katër klube të mëdha evropiane pas Richarlisonit

E publikuar: 10/02/2019 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli brazilian i Evertonit, Richarlison, ka përfunduar në listën e dëshirave në disa nga klubet më të mëdha evropiane.  

Richarlison, 21 vjeç, ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar disa asistime në 23 ndeshjet e Ligës Premier për Evertonit.

Paraqitjet e tij të mira bënë që Richarlison të fitojë ftesën e parë në kombëtaren  e Brazilit në shtatorin e kaluar dhe ka shënuar tre gola në gjashtë paraqitje për vendin e tij.

Edhe pse ka luftuar për të ruajtur formën e pabesueshme me klubin e tij, ai u ulë në stol në humbjen e mesjavës ndaj Manchester Cityt dhe kjo thuhet se ka tensionuar situatë.

Richarlison me fanellën e Brazilit

Kjo situatë ka bërë që klubi londinez, Chelsea, ta sheh nga afër atë dhe të tentojë transferimin e tij në verë nga Evertoni.

Por, Blutë e Londrës nuk janë klubi i vetëm pas tij, pasi Richarlison pëlqehet shumë edhe në Serie A, La Liga dhe Ligue 1.

Sipas mediumit Star Daily, përveç ekipit të Maurizio Sarris, edhe Milani, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madridi janë duke e shikuar yllin brazilian nga afër.

Kështu, Evertoni është duke u përgatitur për një betejë të ashpër për të mbajtur yllin e tyre dhe në rast largimit ata do të kërkojnë dyfishin e 40 milionë funteve që paguan te Watfordi në korrikun e 2018-tës. /Telegrafi/